Sylvinho, Manaj, Broja dhe Daku
Ka kaluar më shumë se 1 muaj nga goli i fundit nga sulmuesi i Shqipërisë Mirlind Daku me ekipin e Rubin Kazan. Precedenti i fundit që Daku e ka gjetur rrugën e rrjetës vjen në ndeshjen Akron Togliatti – Rubin Kazan, 20 shtator.
Më pas e ka shoqëruar një “thatësirë” e pakuptimtë. Madje në takimet e Premier League ruse kundër Akhmat Grozny dhe Kransodar, Daku është vlerësuar si ndër më të dobëtit në fushë.
Tregues se forma e jashtëzakonshme që përjetoi në javët e para të këtij sezoni është zhdukur si me “magji”. Kritikat kanë filluar të shtohte në Rusi për rendimentin e ulët të 27-vjeçarit shqiptar, aq sa rrezikohet edhe shkarkimi i trajnerit Rashid Rakhimov.
Poll
