Në prag të miqësores me Ukrainën, Federata Shqiptare e Futbollit ka komunikuar se sulmuesi Ernest Muçi është larguar nga grumbullimi për shkak të problemeve fizike.
Sipas Departamentit të Komunikimit në FSHF, bëhet me dije se bomberi 25-vjeçar ditën e djeshme ka ndjerë një shqetësim në pjesën e pasme të kofshës së djathtë.
Për këtë arsye, futbollisti iu nënshtrua një rezonance magnetike, e cila evidentoi një edemë në nivelin e muskulit, që kërkon disa ditë pushim për shërim të plotë e si pasojë ai nuk mund të rikuperohet në kohë plotësisht për ndeshjen ndaj Ukrainës.
Pavarësisht se bëhet e ditur diagnoza, nuk ka qartësi shkalla e dëmtimit. Nëse kemi të bëjmë me “mikro-edemë”, riaftësimi zgjat nga 3-7 ditë. Mesatarja përkon me segmentin kohor 1-3 javë, kurse e rënda (dëmtim të fibrave) 3-6 javë.
