Një nga trofetë më të rëndësishëm të akorduar mbrëmjen e së hënës në Galanë “Topi i Artë 2025” ishte nderimi i lojtarëve të Kombëtares për arritjen në “Play-Off”, një rezultat madhor dhe historik. “Ëndërr Botërori” ishte trofeu që iu akordua sonte 12 lojtarëve të pranishëm në këtë event, mes tyre edhe Alen Sherri.
Ish-i i Superiores u surprizua menjëherë pas këtij çmimi, pasi në po të njëjtën ditë festonte edhe ditëlindjen. Padiksutim atë ditëlindje do ta mbajë mend gjatë, pasi e festoi në një mbrëmje të madhe gala, teksa ka reaguar për herë të parë në rrjetet sociale.
“Kenaqesi e veçante te isha pjese e kesaj nate speciale. Faleminderit @kombetarja_fshf @fshforg @rtvklan per surprizen e bukur dhe te ndaja kete ditelindje me ju”, ka shkruar gardiani i portës.
View this post on Instagram
