Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

U kthye në “tabel qitje” për gabimin te goli i Lewandowskit, nga Greqia NDEROJNË Thomas Strakoshën

Shkruar nga NEWSPORT
U kthye në “tabel qitje” për gabimin te goli i
Thomas Strakosha

Mediumi “Super Liga” në Greqi, ka vlerësuar Thomas Strakoshën si “Portieri i Sezonit” në elitën e futbollit helen.

“Gardiani” shqiptar luan me AEK, ndërsa verdhezinjtë e mbyllën sezonin e rregullt në vendin e parë me 60 pikë pas 26 javësh, ndërsa tashmë do të luajnë fazën “Play-Off” me 3 rivalët e tjerë, fjala është për Olympiacos Piraeus, PAOK dhe Panathinaikos.

Strakosha i luajti të gjitha ndeshjet e sezonit të rregullt me AEK, pësojë 17 gola dhe e ruajti portën e “pastër” në 15 takime.

Përsa i takon prezencës me Kombëtare, 31-vjeçari mori notën më të dobët kundër Polonisë sipas “SofaScore”, 5.5, aty ku gabimi fatal te goli i Lewandowskit ndikoi jo pak.

Pikërisht për këtë situatë, Strakosha u gjykua apo vazhdon të gjykohet prej tifozëve shqiptarë për eliminimin nga “Play-Off” i Kupës së Botës.     

 

Poll

Lexo gjithashtu