Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

U “kryqëzua” pas rastit në Varshavë, Nedim Bajrami kthehet në çështje edhe te Rangers (SITUATA)

Shkruar nga NEWSPORT
U “kryqëzua” pas rastit në Varshavë, Nedim Bajrami
Rasti i humbur nga Nedim Bajrami kundër Polonisë

Nedim Bajrami po kalon një periudhë të vështirë në karrierën e tij, duke mos gjetur hapësirat e dëshiruara te Rangers. 27-vjeçari nuk është në planet kryesore të trajnerit Philippe Rohl dhe në ndeshjen e fundit ndaj Falkirk u shfaq vetëm në stol.

Megjithatë, situata është ndryshe në Kombëtaren shqiptare, ku Bajrami mbetet një nga lojtarët më të besuar të Sylvinhos. Së bashku me Kristjan Asllanin, ai është ndër më të aktivët në epokën e trajnerit brazilian, me 33 paraqitje në tre vitet e fundit.

Mesfushori ofensiv është rikthyer së fundmi në skuadër pas tre ndeshjesh mungesë në kampionat, por e ardhmja e tij mbetet e paqartë. Me kontratë deri në vitin 2028, një transferim gjatë merkatos së verës nuk përjashtohet.

Poll

Lexo gjithashtu