Sulmuesi i Shqipërisë Ernest Muçi, pësoi dëmtim ditën e shtunë te Kombëtarja dhe iu nënshtrua një rezonance magnetike, e cila evidentoi një edemë në nivelin e muskulit. Federata Shqiptare e Futbollit i dha lejen 25-vjeçarit për t’u rikuperuar te ekipi i Trabzonspor.
Sipas “haber61net” nga Turqia, drejtuesit kanë mbetur të shokuar nga problemet fizike të Muçit dhe nuk ka siguri nëse bomberi do të jetë i gatshëm për ndeshjen e sezonit kundër Galatasaray, e planifikuar më datën 4 prill.
Fakti që Galatasaray mban vendin e parë në Superligën turke me 66 pikë pas 27 javësh, 4 më shumë se ekipin nga qyteti i Trabzonit, bën që rezultati i prodhuar nga kjo përballje do të vendos shumë për çështjen titull. Gjatë këtij edicioni, Ernest Muçi numëron 13 gola dhe 8 asiste në 29 paraqitje, (Kupë dhe Superliga turke).
View this post on Instagram
