Medon Berisha ka mbyllur para kohe sezonin pas një dëmtimi të rëndë, duke kaluar nga një formë shumë e mirë në një moment të vështirë në karrierë. Mesfushori i Kombëtares shqiptare do t’i nënshtrohet operacionit pas një dëmtimi të ri në stërvitje.
Lecce konfirmoi se lojtari ka pësuar një këputje në tendinin e djathtë, në një zonë të ndryshme nga dëmtimi i mëparshëm. “Fatkeqësisht, dëmtimi ndodhi gjatë fazës së rikuperimit dhe nuk ka gjasa të rikthehet këtë sezon”, thuhet në njoftimin e klubit.
Berisha kishte nisur sezonin në mënyrë të shkëlqyer, duke u kthyer në një nga lojtarët kyç të Lecce në Serie A. Por dëmtimet e njëpasnjëshme kanë ndalur rritjen e tij, në një moment kur pritej të bënte hapin e madh në karrierë.


