Mario Mitaj
Mario Mitaj është larguar menjëherë nga kampi i Al Ittihad, madje edhe nga Arabia Saudite. Mbrojtësi është nisur drejt Shqipërisë, për shkak se gjyshja e tij ka ndërruar jetë.
“Bordi drejtues i klubit shpreh ngushëllimet e sinqerta për lojtarin e ekipit të parë, Mario Mitaj, që i ka ndërruar jetë gjyshja e tij”, shkruan klubi në njoftimin e bërë për mbrojtësin shqiptar.
Te klubi “verdhezi” kanë vënë duart në kokë, pas ky largim i Mitajt vjen në prag të ndeshjes me Al Hilal. Vlen të përmendet se mbrojtësi 21-vjeçari kërkoi leje për t’u larguar dhe klubi ia aprovoi.
Kujtojmë se Al Ittiha do të përballet me Al Hilal në transfertë, më 21 shkurt prej orës 20:00.
Poll
