Skuadra e Rubin Kazan do të zbres nesër në fushë kundër Krasnodar, java e 20-të në Premier League ruse. Trajneri i ekipit nga Kazani i Rusisë Franc Artiga, ka folur para sfidës në zonën e prononcimeve, por ka dhënë lajmin e keq për sulmuesin e Shqipërisë Mirlind Daku.
“Cila është situata me Dakun dhe lojtarët e tjerë? Kur erdha këtu, mbështetesha te e gjithë skuadra. Prisja me padurim mundësinë për të punuar me Dakun, por tani ai është i dëmtuar dhe kjo është një humbje.
Doja gjithashtu të punoja me Ivu-n, i cili është gjithashtu i lënduar. Përpara kampit stërvitor, kishim tetë lojtarë jashtë loje me lëndime afatgjata. Ky është një problem. Po, skuadra u ndërtua rreth Dakut dhe është e pamundur ta zëvendësosh.
Ama, duhet të bashkohemi dhe të japim më shumë sesa mundemi. Sulmuesi shqiptar ka shënuar dhe mund të shënojë më shumë, dhe të gjithë duhet të rrisin numrin e golave të tyre.
Kjo është gjithashtu një mundësi për ne që të rritemi kur të gjithë japin më të mirën e tyre”, u shpreh Artiga në lidhje me problemet fizike të Dakut.
Një informacion i tillë nuk ishte zbuluar më parë. Pas problemeve fizike të Bojës, tashmë edhe të Mirlind Dakut, “dhimbjet e kokës” për trajnerin e Shqipërisë Sylvinho, fillojnë të shtohet, përsa i takon opsioneve në fazën ofensive. Shqipëria do të luaj më 26 mars kundër Polonisë në Varshavë, faza “Play-Off” e Kupës së Botës.
