Armando Broja dhe Scott Parker
Transferimi i Armando Brojës nga Chelsea te Burnley gjatë merkatos verore u pa si “varkë shpëtimi” për sulmuesin shqiptar. Përveç problemeve fizike të 24-vjeçarit, tashmë ka një tjetër “pengesë” që mban emrin Scott Parker.
Trajneri i Burnley nuk i ka dhënë në asnjë rast 90 minut të plota Brojës, ndërsa shqiptari ka marrë trajtën e një “mirazhi” te ekipi aktualë, madje në ndeshje të caktuar nuk përzgjidhet as si zëvendësues.
Në raportimet e “Burnley Express”, qartësohet se Armando Broja nuk do të jetë as në ndeshjen ndaj Ëhest Ham si startues, e planifikuar nesër në orën 16:00. Deri në këtë pikë, Parker nuk ka dhënë një prononcim konkret pse shqiptarit nuk po i jepet mundësia për të treguar veten.
Poll
