Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

"Trajneri D'Aversa kishte besim, por s'më jepte minuta", Medon Berisha: Kam fituar përvojë nga këshillat e Ramadanit

Shkruar nga NEWSPORT
"Trajneri D'Aversa kishte besim, por s'më jepte
Medon Berisha

Në ndeshjet e fundit të Serie A, mesfushori i Leçes Medon Berisha ka marrë minuta të rëndësishme. Trajneri i ri i Leçes, Luca Gotti është shprehur se Berisha është një lojtar me prespektive të madhe për të ardhmen.

Teksa vetë futbollisti shqiptar në një intervistë të dhënë së fundmi për “Pianeta Leçe”, kapiteni i Shqipërisë U-21 tha se është rritur si lojtar edhe falë këshillave që ka marrë nga Ylber Ramadani. Gjithashtu, Berisha shprehet se edhe trajneri D’Aversa kishte besim te aftësitë e tij edhe pse nuk e aktivizonte dhe s’i jepte minuta loje.

“Kam punuar gjithmoë në maksimumin tim. Këtë e bëja në çdo stërvitje edhe nëse nuk luaja. Është normale që mërzitesha, por jam stërvitur gjithmonë në maksimum. Kam kërkuar të përmirësohem në çdo aspekt dhe besoj se e kam bërë. Ka qenë një vit me përvojë, kam parë lojtarë si Ramadani dhe Pongraçicici që më kanë dhënë shumë këshilla. 10-15 sekondat e para të debutimit kundër Interit ishin emocionuese. Më pas, përqendrimi të çon deri në atë pikë sa nuk ddëgjon as zhurmat në stadium”, është shprehur fillimisht Berisha.

Trajneri D’Avrersa më aktivizonte pak?

“Nuk mendoj se ka qenë çështje e skemës. Me shumë mundësi ka preferuar përvojën më të madhë të shokëve të mi. Mund të them se zoti D’Aversa ishte një njeri i mirë. Më fliste shpesh fjalë të mira dhe i vinte keq për aktivizimin tim të paktë. Më thoshte që meritoja më shumë”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga