©gunaydintrabzon Ernest Muçi
Trabzonspor do të luajë përballë Samsunspor, në kuadër të çerekfinaleve të Kupës së Turqisë. Lidhur me këtë duel, trajneri Fatih Tekke ka zbuluar dhe 11-shen që do të hedh nga minuta e parë.
Në rreshtimin e skuadrës nuk figuron emri i Ernest Muçit. Sulmuesi i Kombëtares nuk shihet ende i gatshëm për ta nisur nga fillimi, por mund të marrë minuta duke u aktivizuar nga stoli në fraksionin e dytë të lojës.
Muçi ka kaluar një moment të vështirë me dëmtimin dhe kjo periudhë vendimtare, sidomos në këtë pikë të sezonit ku është vetë Trabzonspor, është mundësia ideale për lojtarin kuqezi për të vazhduar atë se çfarë ka treguar që prej nisjes së kampionatit për t'u blerë nga drejtuesit në fund të sezonit.
Formacionet zyrtare: Samsunspor - Trabzonpor
Poll
