Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Te Tirana e larguan si të “padobishëm”, Klisman Cake, qendërmbrojtësi i  Shkëndijës që tregoi që kishte një “jetë” pjesë e Kombëtares

Shkruar nga NEWSPORT
Te Tirana e larguan si të “padobishëm”, Klisman Cake,
Klisman Cake

Në vitin 2017 një lojtar me shumë premisa u bashkua me ekipin e parë të Tiranës. I ardhur nga akademia e të rinjve me ëndërr për tu bërë një legjendë tek skuadra e tij e zemrës ai dha gjithçka, por që nuk u vlerësua nga trajneri i bardhebluve atë kohë Ze Maria.

Lojtari në fjalë është Klisman Cake, që dje bëri debutimin e ëndrrave me Kombëtaren shqiptare. Pas një aventure aspak të kënaqshme tek Tirana në vitin 2019 ai shkoi tek Struga, ku menjëherë filloi dhe tregoi aftësitë e tij dhe  stilin e veçantë të lojës që e karakterizon. Edhe pse një mbrojtës qendre Cake ndryshe nga shumica e mbrojtësave ka diçka që e bën të duket ndryshe. Pasimet me të jashtmen ‘ trivela’ është një nga armët e forta të 26 vjeçarit që shpesh herë ka ndihmuar në krijimin e rasteve të rrezikshme për skuadrat e tij. Një gjë të tillë e bëri dhe mbrëmjen e djeshme ndaj skuadrës së Jordanisë, ku nisi disa topa të tillë drejt Hoxhës dhe Brojës.

Në vitin 2022 Cake bëri një hap mjaft të rëndësishëm për karrierën  e tij pasi iu bashkua ekipit kampion të Maqedonisë së Veriut, Shkëndijës së Tetovës, ku ka marrë pjesë dhe në kualifikueset për Champions League dhe Europa League.

Me performancën e tij gjithmonë e në rritje mund themi se Kombëtarja jonë ka siguruar një mbrojtës me potencial të madh dhe me një stil loje të veçantë që mund të bëjë diferencën në momente të caktuara. Udhëtimi  i tij me Kombëtaren sapo ka filluar dhe pritshmëritë janë të mëdha.

Poll

Lexo gjithashtu