Medon Berisha po vazhdon rikuperimin pas dëmtimit që pësoi në fund të vitit të kaluar me Lecce. Mesfushori shqiptar ishte në formë shumë të mirë deri në dhjetor, por një dëmtim në ndeshjen ndaj Pisa e ka mbajtur larg fushës për rreth tre muaj.
Sipas raportimeve nga Italia, Berisha do të mungojë edhe në sfidat kundër Cremonese dhe Napoli. Rikthimi i tij në stol pritet në përballjen me AS Roma më 22 mars. Mesfushori 22-vjeçar, parashikohet të jetë plotësisht në dispozicion në ndeshjen e 4 prillit ndaj Atalanta.
Kjo situatë rrezikon praninë e tij me Kombëtarja shqiptare në fazën “play-off” të Botërorit, edhe pse grumbullimi nga trajneri Sylvinho nuk përjashtohet plotësisht. Kujtojmë se kuqezinjtë do të përballen me Poloninë më 26 mars.


