Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Sylvinho s'i bën vend në Kombëtare, Anis Mehmeti flet pas golit të 5-të sezonal: Kam punuar shumë!

Shkruar nga NEWSPORT
Sylvinho s'i bën vend në Kombëtare, Anis Mehmeti flet pas
Anis Mehmeti

Anis Mehmeti shkëlqeu mbrëmjen e djeshme me fanellën e Bristol City, në fitoren me shifrat 3-1 përballë Southampton, në sfidën e vlefshe për javën e 11-të të Championship anglez. Sulmuesi shqiptar shënoi golin e parë për të tijët në atë ndeshje, teksa për të ishte i 5-ti sezonal në kampionat.

Pas këtij dueli, 24-vjeçari foli për mediat, duke u shprehur mjaft i lumtur për paraqitjen personale, por mbi të gjitha për 3 pikët e ekipit të Bristol. Ndër të tjera, sulmuesit të cilit po i mungon prej kohësh ftesa nga Sylvinho në Kombëtaren shqiptare, theksoi se po punon shumë për t’u përmirësuar.

“Ishte një fitore e madhe ndaj një skuadre të fortë dhe jemi shumë të lumtur që morëm tre pikët. Kemi mentalitet të mrekullueshëm. E dinim që me një gol do të ndryshonim ndeshjen në çdo moment. Të ktheheshim në ndeshje ishte kyçe për ne, në pjesën e dytë ishim të mrekullueshëm.

Kam punuar shumë, duke u futur mes linjave dhe përtej vijës së fundit të mbrojtjes dhe gjithçka nisi nga një pasim i shkëlqyer i Robit. Jam shumë i kënaqur me atë gol. Ndryshimet tona varen nga ndeshja. Vendosëm për bllok të ulët, e dimë që me tranzicion mund t’i shënojmë kujtdo. Dhe u realizua. Vitin e kaluar ishim shumë mirë në shtëpi, këtë vit kemi qenë mirë në transfertë dhe jo në shtëpi.

Donim ta ndryshonim dhe nisi nga sot. E dimë që na pret një ndeshje e rëndësishme të shtunën, dhe duhet ta bëjmë tre fitore nga tre. Duhet të pushojmë, të rikuperohemi dhe të shkojmë drejt tyre, ta sjellim energjinë, dhe këtë do ta bëjmë”, u shpreh Anis Mehmeti.

 

Poll

Lexo gjithashtu