Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

“Sylvinho nuk do e marrë Ernest Muçin kundër Polonisë”, ish-trajneri i Kombëtares nuk ka dyshime: Seferi i përshtatet skemës së brazilianit

Shkruar nga NEWSPORT
“Sylvinho nuk do e marrë Ernest Muçin kundër
Ernest Muçi, Sylvinho dhe Taulant Seferi

Ish-trajneri i Kombëtares U-21, tashmë në profilin e analistit Redi Jupi, është shprehur i bindur në emisionin “Procesi Sportiv” në Top Channel, se trajneri Sylvinho nuk e ka në plan ta ftojë sulmuesin Ernest Muçi për ndeshjen kundër Polonisë. Për Redi Jupin, Seferi është opsion më i përshtatshëm në lidhje me qasjen taktike të trajnerit brazilian:  

“Sylvinho nuk do e marr Ernest Muçin dhe do futet Seferi, sepse ky i fundit ka luajtur sulmues me Tiranën dhe ekipit aktual në Turqi. Seferi kur vjen te Kombëtarja, luan anësor nga ata me detyra mbrojtëse.

Nëse e mbajmë mend, para disa kohësh, luante Asani në njërin krah dhe Seferi në linjën tjetër. Pra, këta të dy i bashkoheshin mbrojtjes mbrapa. Seferi i bën detyrat mbrojtëse me rigorozitet, duke transformuar komplet lojën dhe profilin e tij si lojtar. Kam një mesazh për Muçin.

Më mirë trajneri i Kombëtares mos ta thërras fare dhe mos të ndryshosh profilin tënd, se sa të vish si lojtar krahu dhe të marrë detyra defensive.

Nëse ndryshon profilin, asnjëri nuk do të mbaj mend për atë që bën në fushë. Derisa Sylvinho nuk e ka në plan ta ftojë Muçin, pra braziliani nuk e shikon fare në fizonominë e lojës”.     

Poll

Lexo gjithashtu