Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Sylvinho “djeg” Anis Mehmetin te Kombëtarja, gazetari shqiptar jep lajmin e MADH për Amando Brojën

Shkruar nga NEWSPORT
Sylvinho “djeg” Anis Mehmetin te Kombëtarja, gazetari shqiptar
Anis Mehmeti, Sylvinho dhe Armando Broja

Ndeshja mes Polonisë dhe Shqipërisë po afron, e panifikuar në datën 26 mars, “Play-Off” i Kupës së Botës, ndërsa trajneri Sylvinho do të publikojë listën në ditët e ardhshme. Dëmtimet janë kthyer në temë te Kombëtarja, ndërsa reparti më i “goditur” është sulmi.

“Ekuacion” që nuk ka marrë “zgjidhje” deri në këtë pikë është edhe emri i lojtarit me tipare ofensive Anis Mehmeti, i cili po bën mjaft mirë në Championshit të Anglisë (liga e dytë për nga rëndësia pas Premier League-s).

Gazetari sportiv në vendin tonë Anton Cicani, ka hedhur më shumë “dritë”: “Nga sa di unë, Sylvinho ka disa muaj që nuk i ka çuar qoftë një mesazh Anis Mehmetit për ta pyetur thjesht si je dhe si po kalon... Tani llogaritë bëjini vetë... Armando Broja?

Ka përfunduar rikuperimin dhe ka hyrë te faza e fundit e punës në fushë. Do te nisi stërvitjen dhe luftën kundër kohës, shpresat e grumbullimit te Shqipëria tani janë të mëdha”.     

 

Poll

Lexo gjithashtu