Ernest Muçi mund të rikthehet në 11-shen startuese në supersfidën e mbrëmjes në Ligën turke mes Trabzonsporit dhe Galatasarayt.
I rikthyer në Turqi pasi u aktivizua me 8 minuta në ndeshjen me Poloninë në humbjen e 26 marsit në Varshavë, duket se sulmuesi i Kombëtares nuk ka shqetësime fizike ndryshe nga sa përflitej dhe pritet të jetë i gatshëm për trajnerin në këtë duel të rëndësishëm.
"Ernest Muçi’yi de büyük ihtimalle ilk 11’de göreceğiz. Muçi, Trabzonspor için üçüncü bölgede kilidi açabilecek en önemli oyunculardan biri." pic.twitter.com/TdT2uV672r
— Trabzonspor Taraftar Sayfası (@VideoTSpor) April 3, 2026
Është vetë korrenspondenti turk, i cili në një lidhje direkte për kanalin "Canli Yayin", ka dhënë shkurtimisht indikacionet e para duke potencuar se Muçi do të jetë me shumë mundësi pjesë e formacionit.
"Me shumë mundësi do ta shohim në formacion. Muçi është një nga lojtarët më të rëndësishëm që mund të zhbllokojë të tretën e fundit për Trabzonspor", ka deklaruar Ulas Ozdemir.
Sfida pritet të luhet në orën 19:00.
