
Armando Broja më në fund ka zbritur në fushë me ngjyrat e Burnley, teksa bëri debutimin mbrëmjen e djeshme ndaj Derby Country në Carabao Cup, e përfunduar 2-1 për ekipin e trajnerit Scott Parker. Pikërisht, “timonieri” në fjalë i besojë pozitën e titullarit sulmuesit shqiptar.
Broja qendrojë në fushë për 63 minuta, ndërsa në këtë segment kohor kontriboi me 1 asist. Po ashtu, 23-vjeçari pati 21 herë kontakt me topin, 1 pasim kyç, 10 pasime të sakta nga 12 në total, 6 topa të humbur, 1 ndërprerje të aksioneve dhe 1 nga 3 duele të fituara.
Ai u vlerësua me notën 6.5, paraqitje pranë mesatares. Dulei i radhës për Burnley do të jetë të shtunën ndaj gjigantëve të Manchester United, e cila do të mbahet në “Old Trafford”. Me shumë gjasa Armando Broja do të marr disa minuta në këtë ballafaqim, ku është edhe shansi i “artë” për shqiptarin të gjejë golin kundër një prej klubeve më të mëdha në botë.
