“Enigma” nëse trajneri i Kombëtares Sylvinho, do e ftojë apo jo sulmuesin Ernest Muçi për ndeshjen e fazës “Play-Off” të Kupës së Botës kundër Polonisë, është po vazhdon të “ziejë”.
Te Trabzonspor, bomberi i Shqipërisë ka shënuar 13 gola dhe ka kontribuar me 8 asiste në 26 ndeshje (Superliga dhe Kupa e Turqisë), tregues se po përjeton sezonin më të mirë në karrierë.
Në një prononcim të shkurtër, ka reaguar vetë Muçi për këtë “evoulim” të jashtëzakonshëm në kohë të shkurtër: “Ardhja te Trabzonspor ishte vendimi më i mirë që kam marrë ndonjëherë.
Po e shijoj shumë të luajturit futboll këtu dhe ndihem më mirë se kurrë”. Është fakt se statistikat e ish-sulmuesi të Tiranës gjatë këtij sezonin, nuk kanë të krahasuar me asnjë lojtar tjetër nga gjiri i Kombëtares.
View this post on Instagram
