Ernest Muçi
Dueli i sotëm mes Gençlerbirligi dhe Trabzonspor, u mbyll me rezulatin 4-3 në favor të skuadrës e cila luajti në shtëpi.
Vlen të theksohet se loja ishte mjaft sfiduese nga të dyja palët. Edhe pse skuadra e mesfushorit shqiptar, Ernest Muçi nuk ia doli dot të triumfojë, paraqitja e tij individuale ishte perfekte.
Kjo pasi Muçi nuk gaboi në 11-metërshin e minutës së 67-të dhe tundi rrjetën e rivalëve mjaft saktë.
Sa i përket formës së tij në fushë ai është i dyti në skuadrën e tij më notën më të lartë të vlerësimit nga platforma “SofaScore”. Ernest Muçi u vlerësua me notën 7.6.
Poll
