Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Sherr me trajnerin dhe tifozët, Keidi Bare kthehet në çështje në Spanjë (SITUATA)

Shkruar nga NEWSPORT
Sherr me trajnerin dhe tifozët, Keidi Bare kthehet në
Keidi Bare

Keidi Bare po përjeton një moment delikat te Real Zaragoza, ku tensionet e fundit kanë vënë në pikëpyetje vazhdimësinë e tij për pjesën e mbetur të sezonit.

Në sfidën ndaj Ceuta FC, që u mbyll në barazim 2-2, mesfushori shqiptar u largua nga fusha në fundin e pjesës së parë me vendim të trajnerit David Navarro. Zëvendësimi i hershëm nuk u prit mirë nga Bare, i cili reagoi me tone të ashpra ndaj pankinës, duke shfaqur hapur pakënaqësinë e tij.

Reagimi i tij shkaktoi edhe irritimin e një pjese të tifozëve, të cilët nisën replika nga shkallët, ndërsa futbollistët e tjerë ndërhynë për të shmangur përshkallëzimin e situatës. Më pas, gjithçka u qetësua, me lojtarin që qëndroi në pankinë pa reagime të tjera.

Raportimet nga Spanja bëjnë të ditur se Bare ka reflektuar mbi episodin dhe ka kërkuar ndjesë ndaj trajnerit, ndërsa pritet të sqarojë situatën edhe me grupin. Megjithatë, mbetet e paqartë nëse ky incident do të ndikojë në rolin e tij në skuadër në javët e ardhshme.

Poll

Lexo gjithashtu