Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Shënoi në Leskovac dhe festoi me simbolin e shqiponjës, Rey Manaj "habit" me deklaratën: Trajneri serb më përgëzoi për golin

Shkruar nga NEWSPORT
Shënoi në Leskovac dhe festoi me simbolin e shqiponjës, Rey Manaj
Rey Manaj duke festuar golin ndaj Serbise

Rey Manaj padiskutim e ka shkruar emrin e tij me “gërma të arta” në historinë e futbollist ndërkombëtar. Sulmuesi shënoi një gol historik në Leskovac para 1 jave, teksa ngriti “peshë” zemrat e tifozëve shqiptar.

Goli i tij i dha fitoren Shqipërisë përballë Serbisë, rivalit të përjetshëm të kuqezinjve. Një gol i cili do të kujtohet gjatë nga tifozët dhe çdo sportdashës. Por pavarësisht se kanë kaluar disa ditë nga ajo sfidë, sërish vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes.

Manaj së fundmi ka zbuluar një tjetër detaj pas golit të tij në Leskovac. Lushnjari ka theksuar se për atë gol që “çmendi” një Serbi të tërë ka marrë përgëzime edhe nga vetë serbët.

Saktësisht nga trajneri i skuadrës së tij, Sharjah FC. Milos Milojevic e ka përgaëzuar Manajn për golin, me sulmuesin që shprehet se me 43-vjeçarin ka një raport të mirë dhe e vlerëson maksimalisht.

“Marrëdhënia ime me trajnerin Milojevic është e shkëlqyer. E kam respektin maksimal për të. Në fund të fundit, ai më përgëzoi kur u ktheva në klub nga angazhimi me Kombëtaren. Kjo është normale në futboll, ne jemi të gjithë këtu për shkak të suksesit të Sharjah”, ka theksuar sulmuesi lushnjar.

Poll

Lexo gjithashtu