Armando Broja
Armando Broja shënoi dje golin e parë me fanellën e Burnley. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare “çau rrjetën” e Bournemouth, duke barazuar shifrat në 1-1 dhe duke i dhënë 1 pikë ekipit të tij.
Ndërkohë që për herë të parë, 24-vjeçari ka reaguar edhe në Instagramin e tij për këtë gol. Shqiptari s’e ka fshehur aspak lumturinë që ka kapluar pas këtij momenti të veçantë.
“Ky gol do të thotë shumë”, shkruan sulmuesi i Kombëtares shqiptare në rrjetin social “Instagram”. Ndërsa këtë shkrim e ka shoqëruar edhe me foto të festës së tij pas golit të shënuar.
View this post on Instagram
Poll
