Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Shënoi dhe asistoi duke i treguar Fabio Cannavaros se është "ylli" i Zagrebit, liga kroate nderon Arbër Hoxhën

Shkruar nga NEWSPORT
Shënoi dhe asistoi duke i treguar Fabio Cannavaros se është
Arbër Hoxha

Arbër Hoxha ishte vendimtar në ndeshjen e kësaj fundjave. Shqiptari shënoi në fitoren e Dinamo Zagreb ndaj Sibenik dhe u shpërblye nga liga kroate.

Faqja zyrtare e HNL në rrjetet sociale ka postuar duke përzgjedhur legjionarin si “Njeriun e Ndeshjes” luajtur në kryeqytetin dalmat. Me një vlerësim prej 93 pikësh nga 100 të mundshme, sulmuesi kuqezi është caktuar si “Igrac Utakmice” ose lojtari më i mirë në gjuhën sllave nga SuperSport HNL.

Pas vlerësimit nga faqja prestigjoze e Sofascore me këtë çmim si dhe me një notë të lartë, tashmë nuk harrojnë ta nderojnë as vendasit.

Hoxha realizoi një gol si dhe kreu një asistim për talentin e dalë nga akademia e Dinamos, Baturina. Këto statistika fenomenale, anësori i Kombëtares i kreu për punë 4 minutash duke i treguar Cannavaros se këtej e tutje duhet të jetë titullar.

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7