
Armando Broja
Skuadra e Burnley pas pak minutash do të zbres në fushë ndaj Cardiff, e vlefshme për raundin e 1/16 në “Carabao Cup”, e njohur si Kupa e Ligës në Angli.
Trajneri Scott Parker i ka besuar rolin e titullarit Armando Brojës, ashtu siç u tha fillimisht në media. Ky do të jetë shansi që sulmuesi shqiptar të tregojë veten.
Në takimin e fundit, 24-vjeçari nuk u inkuadrua në fushë për asnjë moment karshi Nottingham Forest, Premier League. Broja nuk e ka gjetur rrugën e rrjetës me Burnley, çka do të thotë se sonte mund të thyhet “mallkimi”.

FORMACIONET/ Burnley - Cardiff
Poll