Rey Manaj
Sulmuesi i Kombëtares Rey Manaj, do e shikojë ndeshjen Poloni – Shqipëri si spektator, pasi është i dëmtuar, e pasuar me lënien jashtë nga trajneri Sylvinho.
Më 21 mars, lushnjari pësoi problem të rëndë fizik te ekipi i Sivasspor, teksa pas rezonancës u zbulua se kishte të bënte me dëmtimin e muskulit në kofshën e majtë.
Përmes një “story” të fundit në rrjetin social “Instagram”, Rey Manaj tregon se po udhëton me avion, ndërsa ka vendosur flamurin e Shqipërisë, tregues se 29-vjeçari do të jetë pranë Kombëtares. Në 44 ndeshje me Shqipërinë, Rey Manaj numëron 10 gola, ndërsa finalizimi kundër Serbisë në Leskovc do të mbetet i paharrueshëm.
"Story" i Rey Manaj në "Instagram"
Poll
