Mbrojtësi i krahut të majtë Stavro Pilo, rezultoi i pafat në debutimin te Kombëtarja. 25-vjçari pati rasti e “artë” për të shënuar përballë portierit Grabara, por “gardiani” polak e ndal mrekullisht.
Dëshpërimi ishte i madh, pasi ky episod mund të kishte ndryshuar rrjedhën dhe fatet e ndeshjes, sikurse një kualifikim të mundshëm në Kupën e Botës.
Pilo përmes postimit në “Instagram”, ka reaguar për herë të parë, ndryshe nga lojtari ofensiv Nedim Bajrami, i cili po ashtu shpërdori shansin për t’i dërguar shifrat në 2 – 0, por çuditërisht nuk ia doli.
“Thirrja e parë për Shqipërinë. Udhëtimi për në Kupën e Botës mbaron këtu për ne, por jam krenar që jam pjesë e kësaj skuadre dhe i uritur për atë që na pret”, shkruan Pilo. Protagonisti në fjalë luan me AEK-un e Athinës në Superligën greke.
View this post on Instagram
