Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

“Që kur luaja në rrugë mendoja për Kombëtaren”, Klisman Cake i emocionuar pas debutimit si kuqezi: Nuk di çfarë të them!

Shkruar nga NEWSPORT
“Që kur luaja në rrugë mendoja për
Klisman Cake

Pas një sfide spektakolare të zhvilluar në stadiumin “Air Albania”,  ku Kombëtarja jonë fitoi 4-2 me Jordaninë, një lojtar i ri ra menjëherë në sy sapo u aktivizua.

Bëhet fjalë për Klisman Caken, 26 vjeçarin që aktivizohet për Shkëndijën e Tetovës. Cake u aktivizua në pjesën e dytë, minuta 46-të dhe menjëherë u ambientua mjaftë mirë me skuadrën, duke bllokuar disa herë kundërshtarët dhe duke dhënë disa topa mjaft interesant drejt repartit ofensiv. Pas përfundimit të ndeshjes 26 vjeçari u shpreh se ndihej tejet i emocionuar dhe se kishte kohë që e priste këtë moment.

Nuk di çfarë të them. Jam shumë i emocionuar. Ishte një debutim i mirë dhe më e rëndësishme ishte që u kompletua me fitore. Gjithmonë e kam ëndërruar këtë moment. Që kur luaja në rrugë mendja ime ishte tek Kombëtarja”, shprehet Cake.

Një performacë mjaftë e mirë dhe një sinjal i qartë për trajnerin Sylvinho, i cili duket se tani ka një "armë” shtesë në repartin  e prapavijës. Vetë braziliani është shprehur i kënaqur me Caken dhe me lojtarët e rinj që aktivizoi në këtë miqësore. Ndeshjet e ardhshme të Kombëtares do të jenë në muajin nëntor ndaj Andorrës dhe Anglisë, ku pritet të vendoset gjithçka për pjesën e kualifikimit.

Poll

Lexo gjithashtu