Qazim Laçi
Rizespor ka fituar me rezultatin 4-1 përballë Samsunsporit, në sfidën e vlefshme për javën e 28-të të Superligës turke.
Protagonist absolut i takimit ishte padyshim Qazim Laçi. Mesfushori i Kombëtares shqiptare ishte ndër më të mirët në fushën e lojës për vendasit, me një gol (minuta 45'+3) dhe dy asiste (43', 50') që ndikuan në verdiktet përfundimtare.
Me këtë rezultat, skuadra e Laçit shkon në kuotën e 33 pikëve, ndërsa Samsunspor mbetet i shtati me 36 pikë, 2 më shumë në klasifikimin e përgjithshëm.
Poll
