
Sulmuesi Nelson Weiper zhvilloi një kampionat Europian të shkëlqyer me Gjermaninë U-21, madje ku shënoi 4 gola dhe 1 asist, aq sa ka bërë për veten edhe trajnerin e Shqipërisë Sylvinho.
Shanset që ai të përfaqësojë Kombëtaren tonë janë reale, por rregulli është i qartë, nuk duhet të aktivizohet te përfaqësuesja kryesore e “Pancerave”. Cilësit e Weiper kanë lënë mbresa edhe te dy klube “big” të Europës, duke krijuar një ‘luftë”, konkretisht mes londinezëve, Arsenalit dhe Tottenhem.
Si “Gjelat”, ashtu edhe “Topçinjtë” po e ndjekin me interes të madh 20-vjeçarin. Kontrata e tij me Mainz është e vlefshme deri në verën e vitit 2026, teksa kartoni i talentit kushton 10 milionë euro sipas “Transfermarkt”.