Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Po “çmend” Anglinë, sulmuesi shqiptar i jep “leksion” goli Armando Brojës (STATISTIKAT)

Shkruar nga NEWSPORT
Po “çmend” Anglinë, sulmuesi shqiptar i jep
Anis Mehmeti dhe Armando Broja

Vetëm 3 ndeshje grumbullon me Kombëtaren Anis Mehmeti. 24-vjeçari e ka nisur me vrull sezonin e ri në Championship me Bristol City, e përkthyer me 2 gola dhe 1 asist në 4 ndeshje. Nëse i referohemi në shifra përgjithësuese, Mehmeti numëron 38 gola dhe 13 asiste për klube (Weycombe dhe Bristol City). Ai është vetëm 4 muaj me i madh se Armando Broja.

Ky i fundit ka djerësitur fanellën e klubeve si Vitesse, Chelsea, Southampton, Fulham, Everton dhe tani Burnley. Por nuk e ka “shkundur” rrjetën rivale më shumë se 23 raste në totalë, e shoqëruar me 9 asiste. “Kurba” e formës në rritje nga Mehmeti diktohet edhe nga vlera në treg sipas “Transfermarkt”.

Nga 1.8 milionë euro që ishte në 2024 kartoni i sulmuesit të Bristol, tashmë ka shkuar në 7 milionë euro. E kundërta ka ndodhur me Brojën. Gjatë periudhës kur inkuadrohej te Fulham (2024), vlente 18 milionë euro, ndërsa sot nuk shkon më shumë se 12 milionë euro. Gjithsesi, trajneri Sylvinho nuk e ka zgjedhur as në listën për ndeshjet e shtatorit Anis Mehmetin.         

Poll

Lexo gjithashtu