Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Plot 20 milionë euro, Mario Mitaj pranë bashkimit me trajnerin italian

Shkruar nga NEWSPORT
Plot 20 milionë euro, Mario Mitaj pranë bashkimit me trajnerin italian
Mario Mitaj

Al Ittihad është në kërkim të një trajneri me eksperiencë në këtë fillim sezoni. Skuadra arabe e nisi me Laurent Blanc në stol, por humbja ndaj Al Nassr në kampionat bëri që francezi të largohej nga detyra.

Por tashmë skuadra e Mario Mitaj është pranë marrëveshjes me Luciano Spallettin. Siç raportojnë mediat italiane, ish-tekniku i Napolit kërkon të paktën 20 milionë euro pagë në sezon.

Ndërsa Al Ittihad dëshiron të shpenzojë vetëm 12 milionë euro në sezon për pagën e trajnerit të ardhshëm. Luciano Spalletti është i papunë që nga qershori i këtij viti pasi përfundoi aventurën me Italinë.

Poll

Lexo gjithashtu