Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Përplasje fizike dhe kapje nga fyti, Anis Mehmeti merr mesazhin e papritur: Shpëtove mirë!

Shkruar nga NEWSPORT
Përplasje fizike dhe kapje nga fyti, Anis Mehmeti merr mesazhin e papritur:
Anis Mehmeti

Anis Mehmeti u shfaq protagonist në ndeshjen që ekipi i tij Bristol City fitoi 1-0 përballë Brimingham. Megjithatë, ai nuk ishte protagonist me gol apo asist, por për një incident me një nga kundërshtarët.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare pati një përplasje fizike me kundërshtarin Tomoki Iwata. Ai u përplas kokë më kokë me të, teksa nuk munguan as duart në fyt nga Mehmeti. Por gjyqtari i ndëshkoi të dy lojtarët me kartonë të verdhë.

Kundërshtarët në krahun tjetër protestuan shumë, duke kërkuar kartonin e kuq për shqiptarit. Diçka të tillë e ka bërë të ditur edhe ish arbitri, Dermot Gallagher, i cili është shprehur:

“Ai ishte me fat sepse gjyqtari po merrej me një incident tjetër. Asistentja ndoshta i ka dhënë atij informacionin se ka pasur një përplasje dhe se duhet t’i ndëshkojë të dy. Ata kanë qenë me fat sepse duke i ndëshkuar, çështja është zgjidhur. Nëse kjo do të shkojë në Disiplinë, ai mund të përballej me një akuzë për sjellje të dhunshme”.  

Kujtojmë se në 12 javët e para Mehmeti ka qenë spektakolar. Ai ia ka dalë që të shënojë 5 gola dhe të asistojë në 3 të tjerë.

Poll

Lexo gjithashtu