Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Përfundon aventura 1-vjeçare te Mohun Bagan, Armando Sadiku: Faleminderit të gjithëve

Shkruar nga NEWSPORT
Përfundon aventura 1-vjeçare te Mohun Bagan, Armando Sadiku:
Armando Sadiku

Armando Sadiku tashmë edhe zyrtarisht nuk është më lojtar i Mohun Bagan SG. Lajmin e ka bërë të ditur vetë sulmuesi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

33-vjeçari largohet në këtë mënyrë nga skuadra indiane pas një viti qëndrimi, ku ia doli të ishte protagonist absolut në kampionatin indian. Sadiku largohet mes falenderimesh nga Mohun Bagaan, ku tek këto të fundit fitoi dashurinë e madhe të tifozëve.

“Të dashur fansa të Mariners

Siç e dini, nga sot nuk do të jem pjesë e MBSG @mohunbagansg

Dëshiroj t'ju falënderoj të gjithëve për mesazhet e shumta që më keni dërguar edhe mua.

Faleminderit shokëve të skuadrës, presidentëve, drejtorëve të klubit. Të gjithë trajnerët, të gjithë punëtorët, fizioterapistët dhe mjekëve. Gjithashtu për të gjithë njerëzit jashtë fushës që më ndihmuan në Kalkuta për 1 vit të qëndrimit tim atje. ????????”, ka shkruar elbasanasi.

Pavarësisht largimit nga Mohun Bagaan, e ardhmja e Sadikut prite të jetë sërish në kampionatin indian. Ekipi i Goa kërkon shërbimet e sulmuesit dhe palët janë shumë afër nja marrëveshjeje mes tyre. Gjithsesi pritet që në ditët e ardhshme të mësohet më shumë mbi të ardhmen e 33-vjeccarit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Armando Sadiku (@armandosadiku_10)

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga