
Sulmuesi i Shqipërisë Armando Broja i dha fund kritikave kundër Jordanisë. Edhe pse ndeshja vlejti në kuadrin e miqësore, 24-vjeçari tregoi dëshirë dhe përkushtim para porte, ndonëse i futur në fushë vetëm si zëvendësues.
Broja në këtë dule, kontriboi me gol dhe asist, paraqitje për t’u durtrokitur pas periushës së vështirë. Por një lajm i mirë për sulmuesin shqiptar vjen nga Anglia.
Mediumi “Burnley Express” bën të ditur se sulmuesi qendror i ekipit të Burnley Lyle Foster ka pësuar dëmtimi te kombëtarja e Afrikës së Jugut.
Kësisojë, prezenca e tij ndaj Leeds në Premier League të shtunën është e pasigurtë. Nëse Foster nuk do jetë në gjendje të luaj, ky do jetë “shansi i artë” për Armando Brojën të zbres në fushë nga minuta e parë.