
Elseid Hysaj & Ivan Balliu
Ivan Balliu mbylli sezonin e tij me Rayo Vallecano në LaLiga spanjolle. Mbrojtësi kuqezi tashmë tashmë është bashkuar me Kombëtaren shqiptare, për të nisur përgatitjet në kuadër të ndeshjes me Serbinë.
Ndërkohë që në këtë fillim qershori, Balliu ka bërë edhe një postim në rrjetet sociale. 33-vjeçari i jep lamtumirën muajit majit, teksa duket i lumtur që kemi hyrë në muajin qershor.
“Mirupafshim maj”, shkruan Balliu në rrjetin social “Instagram”. Kujtojmë se në sezonin që lamë pas, shqiptari mori pjesë në 29 ndeshje me Vallecano, por pa mundur që të shënojë apo asistojë.
View this post on Instagram
Poll