Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Pa minuta në Kombëtare, por “ÇMEND” Turqinë! Presidenti zbulon PRAPASKENAT e "telenovelës Muçi"

Shkruar nga NEWSPORT
Pa minuta në Kombëtare, por “ÇMEND” Turqinë!
Ernest Muci

Ernest Muçi kaloi nga Besiktas tek Trabzonspor, në formë huazimi. Ndërkohë që së fundmi presidenti i klubit ku shqiptar aktivizohet momentalisht, ka zbuluar prapaskenat e këtij transferimi, duke u shprehur se ka qenë dëshirë e trajnerit Fatih Teke.

“Transferimi i Muçit ishte një transferim që Fatih Teke e dëshironte shumë. Çdo lojtar që është marrë, është marrë me aprovimin e ekipit tonë të skautimit dhe me kërkesë të trajnerit. Përjashtim bëjnë vetëm lëvizjet e Onuachu, Pepe dhe Mendy.

Këto ishin transferime që i kam bërë personalisht. Muçin e kërkoi trajneri ynë dhe ekipi i skautimit dha një raport pozitiv. Për më tepër, ai ishte një lojtar për të cilin kishim bërë edhe më parë një ofertë zyrtare te klubi i tij i mëparshëm para se të shkonte te Beshiktash”, u shpreh presidenti i Trabzonspor.

Vlen të theksohet se, edhe kur Muçi është grumbulluar me Kombëtaren shqiptare, ai nuk ka marrë minutat e dëshiruara, por në Turqi duket qartë se e “adhurojnë”. Pritet të shihet nëse do të ketë mundësinë për të zbritur në fushë në duelin përballë Serbisë.

Poll

Lexo gjithashtu