
Armando Dobra është padiksutim një nga sulmuesit shqiptar më aktiv në këtë sezon. 24-vjeçari vazhdon shkëlqimin e tij te Chesterfield në Ligën e dytë angleze.
Me golat dhe asistet e tij po udhëheq ekipin drejt rezultateve pozitive. Por sulmuesi shqiptar golin e shënuar ndaj Craëley në fundjavë do ta mbajë mend gjatë.
Kjo pasi 24-vjeçari ka hyrë në historinë e skuadrës angleze. Tashmë Dobra ëshë mes 50 sulmuesve më të mirë të të gjitha kohërave të skuadrës së Chesterfield FC.
Një arritje e rëndësishme për 24-vjeçarin, i cili padiksutim të tjera rekorde do të vendosë me anglezët.
Gjithsesi pavarësisht paraqitjeve të tij pozitive që ka në Angli, sërish Armando “injorohet” nga Sylvinho. Me brazilianin që ende nuk i ka dhënë shansin e parë në Kombëtaren A.
View this post on Instagram