Sylvinho dhe Ernest Muçi
Sulmuesi shqiptar Ernest Muçi është kthyer në titullar fiks gjatë ndeshjeve të fundit te ekipi i Trabzonspor. Rasti më i “frekët” përkoi sot në ndeshjen e rëndëshishme ndaj kampionëve të Galatasaray.
Muçi ishte në fushë për 83 minuta, duke bërë paraqitje pozitive ndaj një rivali që ka në përbërje lojtarët të kalibrit botëror si Sane apo Osimhen. Takimi u mbyll pa gola, duke e lënë të hapur garën për titullin në Superligë turke mes klubeve në fjalë.
Me paraqitjen në rritje dhe përshtatjen në klubin e ri, Ernest Muçi i ka dhënë “mesazh” të qartë trajnerit Sylvinho për sfidat e nëntorit te Kombëtares.
Poll
