
Simon Simoni
Edhe pse është grumbulluar disa herë me kombëtaren e parë, Simon Simoni ende nuk ka debutuar me Shqipërinë. Konkurrenca në ekipin kuqezi mbetet tepër e lartë me emrat e njohur që konkurrojnë të mbrojnë portën.
Sot për Simon Simonin është një ditë tepër e veçantë. Portieri i kombëtares shqiptare feston ditëlindjen e tij dhe mbush 21-vjeç. Federata Shqiptare e Futbollit ka uruar publikisht Simonin.
“Gëzuar ditëlindjen Simon Simoni”, shkruan FSHF-ja në rrjetet sociale. Aktualisht, portieri kuqezi është i huazuar deri sezonin e ardhshëm në klubin e Kaiserslautern nga Eintracht Frankfurti.
Poll