Nedim Bajrami
Sot është dita e fundit e muajit shkurt dhe është shumë e veçantë për një nga liderët e Kombëtarës shqiptare. Nedim Bajrami feston ditëlindjen.
Mesfushori ka mbushur 27-vjeç, teksa urimet për të janë të shumta. FSHF nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale i ka uruar ditëlindjen, ndërsa i uron të bëhet 100-vjeç.
“Gëzuar ditëlindjen, edhe 100-vite të lumtura Nedim Bajrami”, ka shkruar FSHF. Siç dihet 27-vjeçari është pjesë e Rangers në Skoci, ku po luan për të dytin vit në Premiership.
Ndërkohë me Kombëtaren shqiptare ka luajtur në total në 41 ndeshje, ku ka mundur të shënojë dhe 7 gola.
Poll
