
Portieri i Kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha, ishte protagonist absolut në barazimin 1-1 që AEK regjistroi në fushën e Anderlecht, skuadër që drejtohet nga Besnik Hasi.
Gardiani kuqezi shkëlqeu me plot 10 pritje gjatë ndeshjes, duke i mohuar golin belgëve në disa raste të pastra.
Gjashtë nga ndërhyrjet e tij ishin brenda zonës së rreptësisë, ndërsa në fund të takimit ai u shpall lojtari më i mirë i sfidës së Conference League. Ndërsa, performanca e tij u vlerësua me notën 9 nga platforma e njohur e statistikave, “Sofa Score”.
Sa i takon zhvillimit të ndeshjes, Anderlecht kaloi e para në avantazh me golin e Dolberg në minutën e 21-të, por AEK arriti të barazojë në të 74-ën me anë të Eliason.
Në minutat e fundit, skuadra greke mbeti me 10 lojtarë pas ndëshkimit me karton të kuq të Mantalos.
