Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Një "hije" e vetes këtë sezon, mbrojtësi i Kombëtares futet sërish në telashe

Shkruar nga NEWSPORT
Një "hije" e vetes këtë sezon, mbrojtësi i
Marash Kumbulla, Ardian Ismajli dhe Berat Gjimshiti

Ky sezon për Marash Kumbullën ka qenë plotësisht jashtë pritshmërive, dhe kjo, jo për shkak të performancave në fushën e lojës në ato minuta që ai ka marrë me Mallorcën.

Bëhet fjalë për rendimentin e paqëndrueshëm fizik që ka ardhur si pasojë e dëmtimeve të njëpasnjëshme. Së fundmi, mbrojtësi shqiptar ka ndjerë një tjetër tërheqje në seancën e fundit stërvitore, duke sjellë jo pak “ankth” të radhët e klubit spanjoll.

Për këtë arsye, skuadra në të cilën aktivizohet dhe sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, vendosi që të mos e përfshijë Kumbullën në ndeshjen që ata humbën në transfertë përballë Alaves, duke lejuar që mbrojtësi t’i dedikohet maksimalisht kohës së rikuperimit.

I ardhur nga Espanyol me bujë të madhe pas një sezoni të shkëlqyer me këtë skuadër, u mendua se për lojtarin e Kombëtares ky kapërcim do të ishte një tjetër “trampolinë” e rëndësishme në karrierën e tij, por dëmtimet po kthen në mallkim për 26-vjeçarin.

Poll

Lexo gjithashtu