
E ardhmja e Kristjan Asllanit ka mbetur në “qiell të hapur”, ndërkohë që merkato e verës po shkon drejt mbylljes. U tha se mesfushori shqiptar ishte shumë pranë kalimit te Bologna, por ky operacion ka ngecur. Shkak për këtë është bërë pretendimi i Asllanit në lidhje me rrogën.
Bologna nuk ka në plan ti ofrojë me shumë se 1.5 milionë euro në muaj 23-vjeçarit, ndërsa kërkesa e “regjisorit” kuqezi është 2 milionë euro në muaj. Hendeku mes kërkesës dhe ofertës rezulton 500 mijë euro.
Mbetet e paqartë se çfarë do të ndodh në negociatat mes Asllanit dhe klubit të interesuar. Interi është i gatshëm të bëjë lëshime në pretendimet për kartonin e mesfushorit, me qëllim largimin e tij, pasi ai konsiderohet i tepër në ekip.