Sulmuesi i Shqipërisë Ernest Muçi, po përjeton sezonin më të mirë në karrierë, teksa kalimi nga Besiktas te Trabzonspor ka rezultuar “bast i fituar” për 24 vjeçarin.
Gjatë këtij edicioni me skuadrën nga qyteti i Trabzon, Muçi numëron 14 gola dhe 8 asiste në 28 ndeshje, statistika për një lojtar të kalibrit botëror.
Përmes “story”-it të fundit në rrjetin social “Instagram”, ish-sulmuesi i Tiranës ka shfaqur “dashurinë” për skuadrën e Trabzonspor dhe tifozët e saj.
Në sfond është stadiumi i “Papara Park”, i mbushur plotë me ngjyra identifikuese të klubit. Vlen të përmendet se Ernest Muçi është shumë i rezervuar në postime apo “story”, ndryshe nga pjesa dërrmuese e futbollistëve.
Mbetet enigma, nëse trajneri i Kombëtares Sylvinho, e ftoj protagonistin në fjalë për ndeshjen kundër Polonisë, “Play-Off”-i i Kupës së Botës.
