Pas mungesës në ndeshjen e fundjavës së kaluar me Al-Ittihad, mbrojtësi i Shqipërisë Mario Mitaj, me shumë gjasa do të jetë në dispozicion të trajnerit Sergio Conceicao për duelin kundër Neom SC, e cila do të mbahte sonte prej orës 20:00.
Vlen të përmendet se Mitaj nuk është më i “paprekshëm” te Al-Ittihad, ku gjatë muajëve të fundit, jo vetëm që është lënë në stol, por edhe në precedent të caktuar është “zhdukur” nga ekip.
Një tjetër emër me peshë nga legjionarët që do të zbres në fushë është Arbër Hoxha te Dinamo Zagreb. Kryeqytetasit e Kroacisë luajnë në orën 18:30 ndaj Gorica në transfertë.
Gati për të lënë “gjurmë” me Sassuolo U-20 dhe Juventus U-20 janë edhe bomberat e Shqipërisë U-19, konkretisht Garbiel Kulla dhe Arman Dyrmishi.
