Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

“Nga dëshira për astronaut te golat me Cesenan”, Cristian Shpendi befason tifozët: Qaja se nuk doja të luaja futboll

Shkruar nga NEWSPORT
“Nga dëshira për astronaut te golat me Cesenan”, Cristian
Cristian Shpendi

Christian Shpendi po kalon një moment shumë të mirë në karrierën e tij futbollistike. Sulmuesi shqiptar aktualisht po shkëlqen me Cesenan në Serie B, ku po shënon vazhdimsiht.

Madje Shpendi kryeson edhe listën e golashënuesve në këtë kampionat, ndërsa falë paraqitjes së tij ka tërhequr edhe vëmendjen e disa ekipeve në Serie A që duan transferimin e tij që në merkaton e janarit.

Talenti i Shpresave ka dhënë një deklaratë të shkurtër për klubin, ku ka treguar se kur ishte fëmijë nuk dëshironte aspak të luante futboll dhe sa herë që babi dhe binjaku i tij, Stiven shkonin për të luajtur Cristiani qante dhe nuk donte të dilte nga makina. Madje ka zbuluar se dëshironte të bëhej autronaut.

“Kemi luajtur gjithmonë futboll, edhe pse mes meje dhe Stivenit, ai që ishte i dashuruar me këtë sport ishe vetëm ai. Shkonim në fushë për të luajtur me babain, por unë shpesh nuk doja të dilja nga makina. Përkundrazi, shpeshherë qaja pasi nuk dëshiroja të luaja, më pëlqente të luaja futboll, por nuk ishte objektivi im. Unë kur isha i vogël më pëlqente të bëhesha astronaut, më pëlqente të shihja hënën, yjet”, ka deklaruar Cristiani.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga