Mesfushori i Shqipërisë Kristjan Asllani, ka folur shkurtimisht për mediat turke në lidhje me të ardhmen. “Erdha te Besiktas me formulën e huazimit, por dua të qëndroj. Ky është një klub i rëndësishëm dhe ata luajnë gjithmonë për të fituar kampionatin, sikurse unë dua ta arrij këtë. Besiktas ka tifozë të mrekullueshëm”, u shpreh mesfushori.
Kjo deklartë “pasqyron” qartë dëshirën dhe vendimin e shqiptarit, qëndrimin te bardhezinjtë e Stambollit, ndërsa kartoni i tij i përket klubit të Interit.
Pas nisjes me “këmbën e majtë” te skuadra e Besiktas, aty ku ndikoi karton i kuq që në debutim, Asllani ka fituar “terrren” dhe po merr pozitën e titullarit te gjigantët e Stambollit.
Në ndeshjen e fundit kundër Galatasaray, 24-vjeçari pësoi dëmtim “horror”, por fatmirësisht pa pasoja. Kristjan Asllani kaloi te ekipi i Besiktas gjatë merkatos së dimrit me “formulë” huazimi, ndërsa ka bërë 6 paraqitje (Superligë dhe Kupa e Turqisë), e prëkthyer me 1 asist.
View this post on Instagram
