Sulmuesi i Kombëtares Armando Broja ka zbuluar disa nga “sekretet” që mbase nuk janë dëgjuar prej tij, disa prej tyre jashtë fushës së blertë. Ai ka treguar për gjellën e preferuar, orarin kur zgjohet, rituali, muzika, filmi, pasionet e deri te udhulli.
Ushqimi i perferuar? Gjella me patate.
Nëse nuk do ishe futbollist, çfarë profesioni do kishe? Basketbollist ose lojtari i futbollit amerikan.
Cili është idhulli juaj në futboll? Cristiano Ronaldo.
Në çfarë ore zgjohesh në mëngjes? Te Kombëtarja vij më vonë, ndërsa në Anglia zgjohem në 10:15.
Cili është momenti më i bukur në Kombëtare? Ndeshja e parë në Kampionatin Europian kundër Italisë.
Kundërshtari më i vështirë që je përballur? Ndoshta kundër Spanjës.
A ke ndonjë ritual para ndeshjes? Jo, nuk jam supersticioz.
Kur e ke kuptuar që mund të jesh një futbollist i mirë? Në moshën 16-vjeçare, pasi në të periudhë jam stërvitur me ekipin e parë te Chelsea.
Çfarë muzike dëgjon? Kam qejf të dëgjojë Drake.
Po filmi jot i preferuar? Hacksaw Ridge, film i bukur.
